Kyle Walker arrin në Milano, sot kryen testet mjekësore dhe bëhet “kuqezi”

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Kyle Walker, sapo ka arritur në Milano për teste mjekësore.
Walker pritet të transferohet te skuadra “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi anglez do të huazohet nga Manchester City te Milani deri në fund të sezonit.
34-vjeçari ka kontratë me klubin nga “Etihad” deri në qershor të vitit 2026.
Kujtojmë që Walker ishte trasferuar te City nga skuadra e Tottenhamit Hotspur për 52 milionë euro./Indeksonline/
🔴⚫️👋🏻 Kyle Walker arrives in Milano and says hi to AC Milan fans! 🏴
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 23, 2025
Loan move from Man City, completed.
🎥 @AntoVitiellopic.twitter.com/lN83mTiHIB