75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

Një tjetër shqiptar në La Liga, mbrojtësi “kuqezi” i afrohet skuadrës së njohur

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Enea Mihaj është afër marrëveshjes me skuadrën e njohur nga La Liga.

Celta Vigo është duke kërkuar mbrojtësin “kuqezi”, pasi po bën paraqitje të mira në elitën e futbollit portugez, shkruan Indeksonline

26-vjeçari luan te skuadra e njohur në Portugali, Famalicao.

Mihaj ka kontratë me skuadrën portugeze deri në vitin qershor të këtij viti.

Kujtojmë që lojtari shqiptar ishte transferuar te skuadra nga Portugalia në vitin 2022 për 200 mijë euro, por tani vlera e tij është 3 milionë euro./Indeksonline/