Roma ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit holandez

Devyne Rensch zyrtarisht është lojtar i ri i Romës.
Mbrojtqsi holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, shkruan IndeksOnline.
Ajax ka përfituar rreth 5 milionë euro për shitjen e 22-vjeçarit.
Në anën tjetër, Rensch do të fitojë 1.2 milionë euro në sezon.
Ai do të veshë fanellën me numrin 2 dhe do të jetë lojtari i tetë holandez në histori që përfaqëson klubin italian./IndeksOnline/