Roma pëson tjetër humbje në Europa League, kësaj radhe nga AZ Alkmar

Roma ka pësuar humbjen e dytë në Europa League këtë sezon.
Skuadra italiane u mposht në udhëtim nga AZ Alkmar, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Troy Parrott, në minutën e 88-të.
Me këtë fitore AZ Alkmar e siguron së paku kualifikimin në 1/16 e Europa League, pasi ka grumbulluar 11 pikë dhe renditet në vendin e 14-të.
Në anën tjetër, Roma renditet në vendin e 17-të, me 9 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve./IndeksOnline/