Limaj: Qytetarët e Prishtinës me 9 shkurt e kanë mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese

Lideri i Nisma’s, Fatmir Limaj është takuar sot me shtabin zgjedhor të kësaj partie në Prishtinë.
”Në Prishtinë, takuam shtabin zgjedhor të Kryeqytetit të rreshtuar në #veçVEPRA.Qytetarët e Prishtinës sot më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike të cilat përmes mashtrimit kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve dhe kryeqytetin e kanë lënë në bllokadë totale.Më shumë se kurrë kemi nevojë për rikthimin e votuesit racional që e bënë krahasimin dhe dallimin përmes veprave të ofruara, e jo përrallave boshe”, ka shkruar Limaj.
Hyrje-daljet e Prishtinës, rrethrrotullimi i madh, zgjerimi i rrugës drejt airoportit dhe Lipjanit, kyqjet e unazes se jashtme, mbesin projektet qendrore të Prishtinës së pasluftes, projekte këto të realizuara nga ne, ka shtuar Limaj.
Andaj, qytetaret e Prishtinës me 9 Shkurt e ka mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese, tha Limaj./Indeksonline/