75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Kjo është agjenda e Lumir Abdixhikut për ditën e sotme

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme do ti zhvillojë disa takime me qytetarë.

Fillimisht në ora 17:00, Abdixhiku do të zhvillojë takim me anorët e Nepërbishtës së Suharekës.

Në ora 18:00, LDK-ja do të mbajë tubim në Malishevë, në ora 19:30 do të ketë takim me banorët e Hasit dhe në ora 20:30 do të ketë takim me banorët e Ratkocit të Rahovecit.

Po ashtu sot gjatë ditës duke filluar nga ora 11:00, LDK-ja do të mbajë konferencë për media./Indeksonline/