75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Shkëlqeu me Besiktasin, Milot Rashica në formacionin e javës në UEFA Europa League

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në UEFA Europa League.

Rashica shënoi dy gola me fanellën e Besiktasit në fitoren e kësaj të fundit 4:1 ndaj Athletic Club, shkruan Indeksonline

Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Europa League në sajtin e njohur “Sofascore”.

Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8 dhe është në këtë 11-she me emra, si: Bruno Fernandes, Son, Martinez etj./Indeksonline/

Team of the Week provided by Sofascore