75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen nga fillimi i shkurtit të nisë mandatin e tij.

Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati, më 31 janar.