Burri e kërcënoi përmes telefonit nga Burgu i Dubravës, gruaja e raportoi në polici

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici, se burri i saj i cili gjendet në Burgun e Dubravës, e ka kërcënuar atë përmes telefonit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është nën hetime.
“Podujevë 22.01.2025 – 13:48. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është në Burgun e Dubravës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.