75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 24 Janar 2025 / k.v

37-shi i PDK-së, Kurtan Kajtazi merr mbështetje të fuqishme në Vushtrri

Kurtan Kajtazi, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim të frytshëm mbrëmë në nëndegën “Qendresa 4” të Vushtrrisë.

Në fjalën e tij, Kajtazi theksoi përkushtimin për një Kosovë më të zhvilluar dhe falënderoi këtë nëndegë për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. 

“Vizioni ynë për një Kosovë më të mirë po merr përkrahje në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë. ‘Qendresa 4’ gjithmonë ka hapur dyert për Partinë Demokratike të Kosovës”, deklaroi Kajtazi. 

Me numrin 131 si simbol të platformës së tij, ai shprehu bindjen se mbështetja qytetare do të jetë vendimtare për të sjellë ndryshimin e nevojshëm. 

Takimi i mbrëmshëm është një tjetër dëshmi e mbështetjes së gjerë që PDK-ja po merr në terren, në prag të zgjedhjeve.