75 Mall Live Search
21:02 / E Premte, 24 Janar 2025 / MSH

Grabovci i bindur në përparimin e Kosovës me Hamzën, merr aprovimin edhe të pejanëve

Pjesëtarë të PDK-së sot qëndruan në Pejë, ku u takuan nga afër e qytetarët e kësaj komune.

Përpara pejanëve në lagjen “7 Shtatori” u prezantua programi qeverisës i kësaj partie, shkruan IndeksOnline.

Pjesëmarrës ishte edhe Valon Grabovci, i cili u shpreh se janë të bindur që Kosova mundet më mirë, vetëm me fitoren e Bedri Hamzës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Grabovci bartë numrin 55 në listën e PDK-së./IndeksOnline/