Fadil Demaku merr mbështetje të fuqishme në Vasilevë dhe Korroticë të Epërme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Vasilevës dhe Korroticës së Eperme.
Demaku, përmes një postimi në facebook është shprehur se entuziazmi dhe përkushtimi i të pranishmëve treguan qartë mbështetjen e palëkundur për vizionin dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë.
“Sonte, në Vasilevë dhe Korroticë të Epërme , më shumë se kurrë ndihej fryma e fitores së PDK-së. Entuziazmi dhe përkushtimi i të pranishmëve treguan qartë mbështetjen e palëkundur për vizionin dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Demaku.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fadil Demaku kandidon me numër 19./Indeksonline/