Hajdar Beqa: Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Bashkësia lokale 1 dëshmoi sonte se fryma e ndryshimit dhe e fitores është më e fuqishme se kurrë.
Beqa, përmes një postimi në facebook u shprehë se platforma “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytet.
Ndërsa theksoi se bashkë do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë.
“Bashkësia lokale 1 dëshmoi sonte se fryma e ndryshimit dhe e fitores është më e fuqishme se kurrë. Platforma “Kosova mundet më mirë” po gjen mbështetje në çdo familje, lagje dhe qytet.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë banorët e kësaj bashkësie lokale për përkushtimin dhe mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së. Ishte kënaqësi të bashkëbisedonim dhe të ndanim vizionin tonë për një Kosovë më të mirë së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi në bashkësinë lokale 1.
Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Beqa.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hajdar Beqa kandidon me numër 31./Indeksonline/