75 Mall Live Search
00:00 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / FR

Abdixhiku mbrëmjen e mbyll në Ratkoc të Rahovecit: Gjetëm thirrjen për ndryshim

Takimin e fundit këtë të premte, Lidhja Demokratike e Kosovës e pati në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

E përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se në Ratkoc e pritën ngrohtë e me mbështetje të madhe, duke mos munguar as thirrja për ndryshim.

“Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në fshatin Ratkoc të Rahovecit! Edhe këtu, si në çdo vend tjetër, gjetëm pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe e thirrjen për ndryshim! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Këso entuziazmi ka kohë që nuk kemi parë; dhe kjo në vete na ngarkon me përgjegjësi”, ka shkruar i pari i LDK-së.