Hoxhaj do që t’ia çojë ujin e Dobërqanit Qeverisë që sipas tij “ka probleme me sy”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar së fundmi Banjën e Dobërqanit.
Për ujin e këtij vendi flitet se ka veti terapeutike, dhe këtu Hoxhaj shfrytëzoi rastin të bëjë një batutë për qeverinë aktuale.
“Më doket që [uji] është i mirë për punën e syve. Qeverinë që e kemi pasë nuk ka pasë vizion, nuk ka qenë largpamëse”.
“Po ia çoj një shishe sapo të kthehna në Prishtinë”.