Kimmich pyetet rreth të ardhmes së tij me Bayernin

Ende nuk dihet se a do të vazhdojë Joshua Kimmich kontratën e tij me Bayerni.
Mesfushori gjerman, shpesh herë u lidh me një lëvizje drejt Barcelonës dhe një ribashkim të tijin me Hansi Flick, madje kishte edhe interesim nga Manchester City, PSG, Liverpool dhe së fundmi nga Real Madridi.
Mirëpo Kimmich, për “BILD” komentoi situatën e tij aktuale.
Të jem i sinqertë, nuk mund të ngrihem në këmbë çdo tre ditë dhe t’ju jap një përditësim”. “Do të ketë një përditësim në një moment, por nuk do ta komentoj çdo tre ditë”, tha Kimmich për BILD.
Mesfushori gjerman, ka bërë 419 paraqitje për Bayernin që kur ju bashkua skuadrës nga RB Leipzig, dhe ka arritur të fitojë tituj të shumtë, mes tyre edhe “Tripletën” në vitin 2020./IndeksOnline/