75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 26 Janar 2025 / AR

Banja e Istogut i bashkohet masivisht vizionit të Abdixhikut: Salla plot, korridoret plot, zemrat plot

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Banjë të Istogut, ku mijëra qytetarë iu bashkuan vizionit të kësaj partie për katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se fryma e fuqishme e ndryshimit që po ndjehet në çdo qytet të Kosovës është garanci e fitores më 9 shkurt.

“Banjë e Istogut! 🔥✌️

Tërmet elektoral! E paparë!

Salla plot, korridoret plot, zemrat plot!

Ilir, të lumtë! Të lumtë për këtë frymë.

Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen!

Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme.

Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe.

Falemnderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova.

Bashkë do të bëhemi ndryshimi!” – ka shkruar Abdixhiku.