“Mbani kokën lartë”, Cesc Fabregas me fjalë të mëdha për lojtarët e tij: Për momente të tilla jam bërë trajner

Skuadra e Comos dje pësoi humbje ndaj Atalantas me shifrat 1:2 në Serie A edhe pse e dominoi kundërshtarin e saj.
Trajneri spanjoll, Cesc Fabregas pas ndeshjes, mori lojtarët e tij dhe ia tha disa fjalë motivuese, shkruan Indeksonline
“Jam bërë trajner pikërisht për momente të tilla. Jam krenar me ju. Faleminderit. Ky është ekipi ynë. I dominuam ata, i dominuam. Vazhdon kështu sepse ky është vetëm fillimi.
“Dua ta shoh këtë uri për të fituar gjatë gjithë sezonit. Mbani kokën lartë, ejani tani shkojmë t’i falënderojmë tifozët”, u shpreh Cesc pas ndeshjes
Skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit italian gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 22 pikë pas 22 ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e 13-të./Indeksonline/
Cesc Fabregas came onto the pitch and gave a motivational speech to his players after they lost to Atalanta last night
— Rising Ballers (@RisingBallers_) January 26, 2025
A young manager pushing his young team after a loss… Great mentality 🤝❤️
pic.twitter.com/yKl2U5uM0v