75 Mall Live Search
19:18 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Bajqinovci me numër 48, para qytetarëve në Prishtinë merr zotim për fitoren e radhës

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka marrë mbështetje të madhe në Prishtinë.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se fshati Koliqi i Prishtinës i bashkohet mobilizimit të madh për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt.

“Koliqi i Prishtinës i bashkohet mobilizimit të madh për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje më 9 shkurt 2025! Para qindra banorëve morrëm përkrahjen për kryeministrin Albin Kurti dhe vizionin e tij për Kosovën.

Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj!”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Mefail Bajqinovci kandidon me numër 48./Indeksonline/