Dobrosheci dhe Çikatova e Vjetër mbështesin PDK-në dhe kandidatin Altin Krasniqi

Dobrosheci dhe Çikatova e Vjetër janë rreshtuar fuqishëm pas konceptit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke mbështetur kandidatin për deputet, Altin Krasniqi, dhe prijësin e listës së PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Altin Krasniqi, kandidat i PDK-së, po merr mbështetje të gjerë nga këto zona, të cilat janë të njohura për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të PDK-së dhe për vizionin për zhvillimin e vendit.
“PDK vazhdon të jetë forca kryesore politike që garanton stabilitet dhe përparim në Kosovë, me një ekip të udhëhequr nga kryetari Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm”, ka thënë Krasniqi.





