75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 27 Janar 2025 / k.v

Si ndodhi plagosja e policit në Novobërdë?

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një poligon të gjuajtjes në Novobërdë, ku një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur aksidentalisht. 

Sipas policisë, i dyshuari ishte duke përdorur armën e tij në poligon kur arma i është bllokuar. Gjatë përpjekjes për ta zhbllokuar, nga pakujdesia, arma është shkrepur aksidentalisht, duke plagosur zyrtarin e policisë, transmeton IndeksOnline. 

Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar i dyshuari që shkaktoi incidentin dhe instruktori i poligonit të gjuajtjes. Të dy janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. 

Si prova materiale janë sekuestruar tri armë zjarri, ndërsa rasti është nën hetime nga organet kompetente./IndeksOnline/