75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 27 Janar 2025 / k.v

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt shtyhet për 31 janar

Seanca e gjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00.

Shtyrja ka ardhur për shkak të kërkesës nga avokatët të cilët kanë argumentuar mungesën e disa shkresave të landës, të cilat janë të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.

Ky rast ka ngjallur shumë reagime dhe presione publike, duke e bërë procesin gjyqësor një nga më të ndjekurit në vend./IndeksOnline/