75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 27 Janar 2025 / Z S

PSD-ja dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.

Zgjim Hyseni tha se kjo letër riafirmon zotimin që FSK-ja mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in. 

“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues, cenim sovraniteti.Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, theksoi ai./Indeksonline/