Haradinaj ngushëllon familjen për humbjen e tre anëtarëve në aksidentin në Çubrel

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen nga Peja, të cilët humbën tre anëtarë në aksidentin në Çubrel.
”Bashkëndjejmë me familjen Gashi nga Peja që humbi të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Çubrel. Zoti ju lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka uruar shërim të shpejt për të lënduarit në këtë aksident.
”Njëkohësisht urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë aksident”, ka shtuar më tutje Haradinaj./Indeksonline/