75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 27 Janar 2025 / Gj. Sh

Enver Hoxhaj në Lagjen Iliridë: Mitrovica është me PDK-në

Fushata e Partisë Demokratike të Kosovës po vazhdon me intensitet të lartë në të gjithë vendin, dhe sonte vëmendja ishte te Mitrovica. 

Në një tubim në Lagjen Iliridë, kandidati për kryeministër Bedri Hamza u prit nga qindra mbështetës, të cilët i shprehën përkrahjen e tyre vizionit të partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka falenderuar mbështetësit dhe ka shpërndarë fotografi nga tubimi.

“Mitrovica me PDK-në. Qindra përkrahës nga Lagja Iliridë iu bashkuan sonte vizionit tonë. Falemnderit!” shkroi Hoxhaj në një postim në Facebook, ku ndau edhe shumë fotografi nga atmosfera e ngrohtë e takimit.

Hoxhaj falënderoi qytetarët për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj PDK-së.

Me një angazhim të palëkundur për të përmirësuar jetën e qytetarëve, PDK vazhdon të dëshmojë se mbështetja për të rritet çdo ditë, duke përfshirë edhe qytetet kyçe si Mitrovica, ku qytetarët po i bashkohen masivisht kauzës së saj.