Kjo është agjenda e Abdixhikut sot

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme pritet të ketë një agjendë të ngjeshur.
Fillimisht në ora 18:30, ai do të zhvillojë takim me Klubin e Volejbollit të Femrave të Fushë Kosovës.
Në ora 19:00, LDK-ja organizon tubim elektoral në Fushë Kosovë. Pas Fushë Kosovës në ora 20:00 takim me qytetarë të Obiliqit.
Në fund të ditës Abdixhku duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillojë takim me banorë të Mramorit./Indeksonline/