75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 28 Janar 2025 / AR

I ra pishman? Gomez fshin videon në të cilën qan për dëbimin e emigrantëve nga SHBA-ja

Selena Gomez, këngëtarja dhe aktorja amerikane me origjinë meksikane, fshiu një video emocionuese që shkaktoi shumë reagime në Instagram.

Gruaja 32-vjeçare regjistroi veten duke qarë për shkak të veprimeve të fundit të Donald Trumpit, përkatësisht deportimit të emigrantëve, transmeton Indeksonline.

“Më vjen keq”, shkroi ajo krahas një emoticon të flamurit meksikan.

“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët gjithashtu. Nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq. Do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka, premtoj”, ka thënë Selena në video, e cila tashmë nuk është e disponueshme në profilin e saj.

Disa e kritikuan Selenën për postimet dhe qarat për emigrantët e dëbuar. Krahu i djathtë Tomi Lahren e quajti këngëtaren një idiot me Xu.

“Për këtë arsye, ne nuk pranojmë këshilla politike nga yjet fëmijë të Disney-t”, shtoi ajo. Gomez më pas tha se “padyshim nuk është e drejtë të tregosh ndjeshmëri ndaj njerëzve”./Indeksonline/