75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Aston Villa gati të arrijë marrëveshje me mbrojtësin e Chelseat

Chelsea do të humbë një tjetër mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Pas largimit të Veigas drejt Juventusit, “blutë” e Londrës janë gati të sigurojnë shërbimet e francezit, Axel Disasi.

Aston Villa, dëshiron të nënshkruajë me Disasin në formë huazimi, i cili vetë lojtari ka shprehur interesim që të bashkohet me skuadrën e Unai Emeryt.

Disasi, shihet si zëvëndësues i Diego Carlosit, i cili u largua drejt Fenerbahçes.

Këtë sezon francezi, ka bërë 17 paraqitje me Chelsea në të gjitha garat./IndeksOnline/