75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 28 Janar 2025 / LB

Nisma mban tubim në Gurbardh, Vesel Krasniqi i dedikon një postim Hajdin Berishës që vdiq pak muaj më parë

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka marrë mbështetjen e banorëve të Gurbardhit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

20-shi i koalicionit AAK-NISMA ka shkruar në Facebook edhe për ish-kryetarin e degës së Nismës në Malishevë, Hajdin Berisha, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.

“Hajdini ka qenë dhe do mbetët një burrë i vlerave njerëzore, patriotike dhe vizioneve madhore politike”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.