75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Lajm i keq për Atalantën, Lookman mungon ndaj Barcelonës

Lajm i keq për Atalantën një ditë para ndeshjes kundër Barcelonës.

Ylli i kësaj skuadre, Ademola Lookman, do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kjo vjen pasi që Lookman, kishte pësuar një lëndim në gju dhe pritet po ashtu të mungojë edhe disa ndeshje në Serien A.

Ende nuk dihet se sa kohë do të mungojë Lookman.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Atalantës, do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:00./IndeksOnline/