75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 28 Janar 2025 / Z S

Molliqaj: Qeverisja e tashme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së

Dardan Molliqaj bashkë me aktivistët e PSD-së ka zhvilluar një takim me kryetarin e zgjedhur të OVL-së Hysni Gucati.

Molliqaj u shpreh se qeverisja e tashme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së.

”Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam OVL-në për t’i përgëzuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të uruar punën e kryesisë së re dhe kryetarin e zgjedhur nga ky proces, z.Hysni Gucati. Bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdosshëm. Qeverisja e tashme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së. Mbi të gjitha, kundërshtimi i Gjykatës Speciale po bëhet çdo herë e më jetik”, ka shkruar Molliqaj.

Veteranët e UÇK-së nuk guxojmë t’i lejojmë që të shndërrohen në variable kalkuluese me kosto e fitim, ka shtur Molliqaj./Indekonline/