Mot i vranët, priten reshje shiu

Ditën e mërkurë mbi vend kalojnë më shumë vranësira, megjithëse nuk munogjnë intervale me diell.
Pasdite dhe më vonë duke shkuar nga mbrëmja priten të reshura shiu, që herë herë mund të jenë në formë rrebeshesh.
Temperaturat minimale zbresin në 4 dhe 7 gradë Celsius, e ato maksimale mbesin ende të larta, shkojnë deri në 12-15 gradë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 3-7m/s.i
Reshjet e shiu vazhdojnë të enjten në mëngjes, e pas ca intervaleve me diell, ndonjë rrebesh shiu është I mundshëm orëve të pasdites. Të premten do të ketë më shumë diell.
Në fundjavë sërish vranësirat vijnë duke u shtuar gradualisht. Të dielen më vonë fillojnë sërish të reshura shiu, që me depërtime të masave më të ftohta ajrore, mund të shndërrohen në reshje dëbore, parashikon “Prishtina Weather”.