Shqipëria apo Italia? Cristian Shpendi tregon se për cilin shtet i rrah zemra: Nëse më fton e para…!

Futbollisti shqiptar, Cristian Shpendi, gjatë një interviste ka treguar se për cilin shtet i rrah zemra më shumë, Shqipëria apo Italia?
Shpendi i cili luan në Serien B me Cessenan thotë se Shqipëria është zgjedhja e tij e parë, shkruan Indeksonline
“Italia? Po, mendoj për të, por aq sa duhet. Aktualisht mendoj më shumë për Shqipërinë. Nëse do të vinte një ftesë nga Italia, do ta mendoja me qetësi. Italia është gjithmonë Italia, edhe nëse… Nëse Shqipëria do të më ftoj e para, do t’i them “PO” Shqipërisë”, u shpreh Shpendi
Sulmuesi 21-vjeçar gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë një asist.
Kujtojmë se për Shpendin kanë shprehur interesim disa skuadra nga Serie A, duke përfshirë këtu edhe Romën./Indeksonline/
Cristian Shpendi:
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) January 28, 2025
“Italia? Po, mendoj për të, por aq sa duhet. Aktualisht mendoj më shumë për Shqipërinë. Nëse do të vinte një ftesë nga Italia, do ta mendoja me qetësi. Italia është gjithmonë Italia, edhe nëse… Nëse Shqipëria do të më ftoj e para, do t’i them “PO” Shqipërisë” pic.twitter.com/LiSz2gtqFt