Amir Rrahmanit po i shkon një konkurrent në mbrojtje te Napoli

Skuadra e Napolit është duke kërkuar një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti nga Danimarka, Victor Nelsson, është në listë të trajnerit Antonio Conte, shkruan Indeksonline
Siç raporton gazetari, Matte Moretto – lojtari i Galatasarayt ka shprehur interesim për t’u larguar dhe mund të ndodhë marrëveshja shumë lehtë gjatë aftit kalimtar të janarit.
Nelsson pritet të jetë një konkurrent i Amir Rrahmanit në mbrojtjen e klubit italian.
26-vjeçari para se të transferohej në ekipin turk, kishte luajtur në skuadrën e Copenhagenit.
Vlera e lojtarit danez në sajtin “Transfermarkt” është 14 milionë euro./Indeksonline/
🚨🔵 Napoli have added Victor Nelsson to the list of the centre backs with 2 more options also considered.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 28, 2025
Meanwhile, Villarreal are waiting for Rafa Marín. @MatteMoretto 🤝🏻 pic.twitter.com/N77l1IyBZv