Dhunohet një vajzë në Lipjan, i dyshuari arrestohet e më pas lirohet

Një viktimë, femër kosovare, ka raportuar në polici se është dhunuar, më 25 janar.
Rasti në polici u raportua dy ditë pasi dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, shkruan IndeksOnline.
Teksa viktima ka marrë trajtim mjekësor, i dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/