75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Është ftuar te Stuttgarti në Champions League, Adil Maliqi për Eliton Bujupin: Ka punuar shumë, është i kujdesshëm!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi, është ftuar te skuadra e parë e Stuttgartit për ndeshjen e UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Për Bujupin në rrjetet sociale një koment motivues e ka lënë edhe ish-trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi, shkruan Indeksonline

Maliqi për Bujupin thotë fjalë të mëdha, duke treguar se sulmuesi punon shumë për t’i arritur këto nivele.

“Djali i ri, ka të gjitha cilësitë dhe ka punuar fortë për të arritur deri këtu. Ai nuk shquhet vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe për mënyrën e tij të respektueshme dhe të kujdesshme ndaj shokëve të ekipit. Kam pasur nderin ta shoqëroja Eliotin për një vit e gjysmë dhe kam njohur një të ri që e impresionon çdo person me qasjen e tij të shkëlqyer dhe mentalitetin e fortë. Ai mbetet gjithmonë i qetë dhe i fokusuar, pavarësisht çdo sfidë që i del përpara.

“Urime për thirrjen në Ligën e Kampionëve. I bindur se sukseset e tjera do të vijnë. Jam jashtëzakonisht krenar për ty, veç vazhdo kështu.

“Do vijë dita kur do jemi përsëri bashkë”, ka shkruar Maliqi në rrjetet sociale

Kujtojmë se Adil Maqliqi është larguar nga Kosova U19 pasi nuk iu vazhdua kontrata për shkak të kërkesave të larta që kishte ky i fundit./Indeksonline/