Para zgjedhjeve, ambasadori britanik takohet me kryepartiakë – sot e kishte radhën Kurti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur vazhdën e takimeve me kryetarët e partive politike, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sot, Hargreaves u takua me kryetarin e LVV-së, njëherësh edhe kryeministër Albin Kurti.
Ai u prit në takim nga Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hajrullah Çeku, shkruan IndeksOnline.
Pas takimit, Hargreaves u shpreh se bashkë me Kurtin dhe Bislimin folën rreth fushatës elektorale dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve të pavarura në Kosovë.
Javën e kaluar, Hargreaves takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn./IndeksOnline/
We are continuing to meet with political party leaders ahead of 🇽🇰 general elections.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) January 29, 2025
Today it was good to speak to Vetëvendosje leader PM Albin Kurti and DPM Besnik Bislimi. We discussed the election campaign and the importance of 🇽🇰 strong independent institutions. pic.twitter.com/YgCElPeAGJ