Vdes personi që u lëndua me paragllajd në Istog

Një person në fshatin Sine të Istogut është vetlënduar sot, pasi ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndërkaq, pas më pak se një ore, raportohet që ai ka vdekur pas plagëve të rënda që mori.
IndeksOnline raportoi se 55-vjeçari S.Ipekli, u aksidentua nga flutura e paraglladjit, para se të bënte nisjen.