Steven Gerrard jep dorëheqje nga Al Ettifaq

Steven Gerrard raportohet se ka dhënë dorëheqje si trajner i Al Ettifaq.
Ish-futbollisti i Liverpulit, e ka përfunduar aventurën në Arabi, shkruan IndeksOnline.
Gerrard nëshkroi me Al Ettifaq gjatë verës së viti 2023.
Muajt e fundit, tekniku anglez u përball me presion të vazhdueshë, e kjo edhe nga rezultatet e dobëta gjatë këtij sezoni.
Al Ettifaq renditet në vendin e 12-të në tabelë, vetëm pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
Mediat arabe raportojnë se ishte vet Gerrard ai i cili kërkoi dorëheqjen pas rezultateve negative./IndeksOnline/