Tahiri publikon video nga fjalimet e tij në Këshillin e Evropës: Për tri vite, kam folur për interesat tona kombëtare dhe shtetërore

Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, ka shpërndarë pjesë të fjalimeve në Këshillin e Evropës, ku thotë se ka mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
Tahiri ka thënë se shpeshherë është ngritur edhe mbi dallimet politike të brendshme në këtë drejtim.
”Për tri vite radhazi në përfaqësimin e Kuvendit, pra Republikës së Kosovës, në Këshillin e Evropës, në çdo rast, gjithmonë në frymë uniteti, kam folur për interesat tona kombëtare e shtetërore, duke dalë dhe duke u ngritur mbi dallimet tona politike të brendshme”, ka shkruar Tahiri.
Për shtet duhet dinjitet, ka shtuar ai./Indeksonline/