75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / Gj. Sh

Milan nuk heq dorë nga transferimi i Santiago Gimenez, pritet oferta e re në drejtim të Feyenoordit

Santiago Gimenez është objektivi kryesor i Milanit për merkaton e janarit.

Kuqezinjtë dëshirojnë të mbyllin në menyrë sa më të mirë këtë afat kalimtar të transferimeve, shkruan IndeksOnline.

Pas dy ofertave të cilat nuk u pranuan nga Feyenoord, Milan të enjëten pritet të bëjë një ofertë të re përfundimtare.

34 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset pritet të jetë oferta e fundit.

Gimenez, është edhe lojtari kryesor i Feyenoordit ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/