75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / AR

Rrëzohet aeroplani në Sudanin Jugor, 20 të vdekur

Një avion i vogël që transportonte punëtorë nafte në shtetin Unity të Sudanit Jugor u rrëzua të mërkurën, duke lënë 20 të vdekur, tha një zyrtar.

Avioni u rrëzua në aeroportin e fushës së naftës Unity të mërkurën në mëngjes ndërsa po shkonte për në kryeqytetin Juba, tha Gatëech Bipal, ministri i informacionit i Shtetit Unity, raporton Reuters.

Bipal tha se pasagjerët ishin punëtorë nafte të Greater Pioneer Operating Company (GPOC) një konsorcium që përfshin China National Petroleum Corporation dhe Nile Petroleum Corporation në pronësi të shtetit.