Liverpuli pëson humbjen e parë në Ligën e Kampionëve, por përfundon si lider i tabelës

Liverpuli e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e fundit, ”Redsat” pësuan humbje në udhëtim ndaj PSV-së, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Pavarësisht humbjes, Liverpuli e mbylli fazën e parë si lider i tabelës, me 21 pikë dhe siguroi kualifikimin në 1/16 e finales.
Ndërkohë PSV me 14 pikë, siguron fazën e play-offit, pasi renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/