Dinamo Zagreb bën befasin e mbrëmjes, fiton ndaj Milanit në Champions League

Dinamo Zagreb ka bërë befasin e mbremjes në Champions League.
Skuadra kroate këtë e arriti fal fitores në shtëpi 2-1, ndaj Milanit, shkruan IndeksOnline.
Një gabim nga mbrojtës Mateo Gabbia, i dha epërsinë Dianmos, pasi Martin Baturina shënoi në minutën e 19-të.
Gjërat për kuqezinjtë u veshtirësuan, kur Yunus Musah u përjashtua nga loja në minutën e 39-të, pasi u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Tetë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Christian Pulisic, barazoi shifrat në 1-1.
Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Marko Pjaca riktheu epërsinë e Dinamos, në minutën e 60-të.
Milan përfundoi këtë fazë në vendin e 13-të në tabelë me 15 pikë dhe siguoi fazën e play-offit në Champions League, ndërsa Dinamo Zagreb, me 11-pikë të grumbulluara ka përfundauar aventurën për këtë sezon./IndeksOnline/