75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Dështon transferimi i bashkëlojtarit të Granit Xhakës, Al Nassr arrin marrëveshje me sulmuesin e Aston Villas

Victor Boniface nuk do t’i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr-it.

Sulmuesi nigerian nuk ishte as afër marrëveshjes edhe pse ishte raportuar se do t’i bashkohej klubit arab për një shifër rekord, shkruan Indeksonline

Pasi dështoi ky transferim, ekipi ku luajnë yje si Ronaldo, Mane dhe Brozoviq tani kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Aston Villas.

Bëhet fjalë për Jhon Duran, i cili sot pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe t’i bashkohet skuadrës së Al Nassr.

Ekipi arab do t’i paguajë Aston Villas plotë 77 milionë euro.

21-vjeçari gjatë këtij sezoni në të gjitha garat shënoi 12 gola në 29 ndeshje./Indeksonline/