Limaj pas tubimit në Ferizaj: Me besimin në Zot, askush nuk mund të na ndalë

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka premtuar investime dhe fuqizim të Komunës së Ferizajt, pas tubimit madhështor që pati kjo parti në këtë qytet.
Limaj ka thënë se Ferizaj është rreshtuar fuqishëm për Kosovës Fituese.
“Ferizaj rreshtohet fuqishëm për Kosovën fituese137! Me besim në Zot dhe në shërbim të atdheut, askush nuk mund të na ndalë. Ka ardhur koha që eksperimentet të marrin fund në Kosovë. Ky koalicion ka vepra të mëdha, jemi bërë bashkë për t’i vazhduar projektet e mëdha dhe për ta larguar njëherë e përgjithmonë sharjen dhe shpifjen, dhe të rikthejmë zhvillimin në Kosovën tonë. Ferizaj, i Ekonomisë, Kulturës dhe Sportit, me koalicionin për Kosovën fituese, do t’i kthehet investimit dhe fuqizimit, sikur që do bëjmë ne gjithë Kosovën”, thuhet në postimin e tij./Indeksonline/