75 Mall Live Search
20:11 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Z S

Koalicioni për Familje del në teren, viziton një fabrikë të këpurdhave

Drejtuesit e koalicionit për familje, në vazhdën e vizitave të tyre të planifikuara, sot vizituan gjithashtu fabrikën e këpurdhave Hirano Mushroom në Lipjan.

Gjatë kësaj vizite, ata kishin mundësinë të njohin nga afër procesin e prodhimit dhe zhvillimin e kësaj industrie, e cila ka një rëndësi të madhe për ekonominë lokale.

Pjesëmarrësit u shprehën të impresionuar nga standardet e larta të prodhimit dhe angazhimi i fabrikës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Drejtuesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së biznesve të tilla që kontribuojnë në krijimin e mundësive të punës dhe rritjen e ekonomisë në nivel lokal.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të koalicionit për familje për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të promovuar mundësi për punësim dhe mirëqenie për familjet në rajone të ndryshme të Kosovës./Indeksonline/