75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Gj. Sh

Leon Zeqiraj bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me skuadrën italiane

Futbollisti kosovar, Leon Zeqiraj, është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi dardan tash e tutje do ta vesh fanellën e Avellinos, shkruan IndeksOnline.

”Jam mirënjohës që jam anëtar i ri i US Avellino dhe do të bëj gjithçka që mundem për të mbështetur ekipin. FORZA AVELLINO’, ka shkruar Zeqiraj pas transferimit.

19-vjeçari është nga futbollistët tejet premtues te Kosova, derisa gjatë vitit 2024 bëri dy paraqitje me U21.

Zeqiraj së fundi ishte pjesë e skuadrës tjetër italiane, Sampdoria./IndeksOnline/