Hyseni pas tubimit masiv në Kërpimeh e në Siboc: Janë ringritur të gjithë, janë bërë një, në të njëjtën frymë, të njëjtën bindje, të gatshëm për ndryshim!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me Kryetarin e LDK-së në Podujevë, njëherit kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16, kanë mbajtur tubim në Kërpimeh dhe në Siboc të Podujevës.
Në Kërpimeh, Hyseni ka thënë se gjetën brohortijet e një fitoreje të fuqishme, gjetën shpresën e moblizimin e madh e mbi të gjitha gjetëm besimin për ringritjen e të djathtës sonë.
“Përcaktimi e vendosmëria shihej e thuhej qartë, ashtu siç po na thuhet çdo ditë në secilin fshat, e në çdo lagje të Llapit e Gollakut. Çdo thirrje e juaja për ndryshim e fuqizon edhe më shumë, e shtrinë edhe më shumë mobilizimin gjithandej Llapit e Gollakut!”, ka thënë Hyseni.
Tutje, ai ka thënë se jemi bërë një e jemi bërë bashkë drejt 9 shkurtit, drejt vullnetit tuaj për ta bërë ndryshimin realitet!
Ndërkaq, në tubimin masiv në Siboc, Hyseni ka pohuar se janë ringritur të gjithë, janë bërë një, në të njëjtën frymë, të njëjtën bindje, të gatshëm për ndryshim!

“Dëshprimin e zhgënjimin e kanë të madh me këtë qeveri, por shpresën e kanë më të fuqishme se do ta bëjnë ndryshimin”, ka pohuar Ekrem Hyseni.
Ai ka thënë se jo vetëm se morëm përkrahje të parezervë, por na e thanë qartë se janë mobilizuar shumë, janë mobilizuar fort në çdo lagje e në çdo shtëpi që ndryshimin ta bëjnë realitet më 9 shkurt.
Sipas Hysenit, ky besim e ky përkushtim që tashmë po ndihet e shihet kudo në Llap e Gollak, vërtetë të bën nder e të jep frymëzim!