Nënshkruhet kontrata/ Ja kujt ia besoi Përparim Rama miliona euro për ndërtimin e Sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë!

Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Kryetari Përparim Rama, ka finalizuar tenderin për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” te Katedralja “Nënë Tereza”.

Ky projekt madhor, me vlerë prej 18,4 milionë eurosh, do të transformojë zonën, duke përfshirë edhe rinovimin e Sheshit “Zahir Pajaziti” dhe hapësirave përreth.
Tenderi është fituar nga një konsorcium i kompanive shqiptare: “SALILLARI”, “GJINI CONSTRUCTION SH.P.K.” dhe “Hidroterm SH.P.K.”, të cilët do të realizojnë punimet e rregullimit të jashtëm, demolimet dhe zhvendosjet, punimet ndërtimore, si dhe rregullimet e gjelbrimit, kanalizimit, furnizimit me ujë dhe ndriçimit.

Përfundimi i këtij projekti parashikohet të jetë brenda 360 ditëve, ndërkohë që ky investim ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe estetikës së zonës, duke ofruar një pamje më moderne për qytetin.
Ky projekt ka për qëllim edhe përmirësimin e kushteve për vizitorët dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Në total, katër ofertues dorëzuan propozimet e tyre për këtë projekt, dhe fituesi u përcaktua sipas ofertës më të ulët.